Belgjika e shqetësuar për rritjen e numrave të të infektuarve me koronavirus

Nga Exit News
Belgjika e shqetësuar për rritjen e numrave të të infektuarve me koronavirus

Kryeministrja belge Sophie Wilmès ka ngritur një grup ekspertësh për të diskutuar rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Belgjikë.

Ajo lajmëroi në Twitter se bazuar në rezultatin e ekspertëve, këshilli i sigurisë kombëtarë – i cili vendos për masa të tilla si bllokime – mund të mblidhet për të vendosur mbi masat e reja ndaluese, raporton Politico.eu.

Numrat e të infektuarve me koronavirus në Blegjikë po rriten me ritme të shpejta, duke ngritur shqetësimin e një vale të dytë infeksioni, sipas virologut belg Marc Van Ranst.

Sipas të dhënave zyrtare mesatarja javore e pacientëve të rinj të diagnostikuar me COVID-19 u rrit me rreth një të tretën e javës paraardhëse, duke shënuar deri në 114.7 pacientë në ditë. Kjo është në rritje me 86.9 infeksione të konfirmuara çdo ditë deri më 6 korrik.

Të hënën u shënuan mbi 200 raste të reja.

Ministrja belge i Shëndetësisë Maggie De Block gjithashtu shprehu shqetësimin e tij. “Këto sigurisht nuk janë shifra të mira,” tha De Block. Ajo këshilloi publikun që të respektojë masat e sigurisë të vendosura nga qeveria, madje edhe “në plazh” dhe “në shtëpinë tuaj”.

Por, pavarësisht rrijtes së numrave të të infektuarve, numri i vdekjeve me COVID-19 në Belgjikë vazhdon të bie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>