Disa mjekëve dhe infermierëve në Belgjikë, të cilët kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 u është kërkuar të vazhdojnë të punojnë nëse nuk kanë simptoma, ka raportuar BBC.
Kjo kërkesë u bë nga disa spitale në qytetin e Liège në Belgjikë, ndërsa rriten shtrimet në spitale.
Ky qytet është një nga më të prekurit në Evropë. Spitalet në këtë qytet kanë filluar transferimin e pacientëve diku tjetër dhe anuluan të gjithë operacionin jo urgjent dhe situata po përkeqësohet nga mungesa e stafit.
Një e katërta e stafit mjekësor në Liège raportohet të jetë e infektuar me Covid-19, raporton BBC, dhe 10% të stafit tjetër pozitiv asimptomatik u është kërkuar të vazhdojnë të punën.
Presidenti i sindikatës së mjekëve, Dr. Philippe Devos tha se ekziston rreziku i transmetimit të virusit tek pacientët, por sistemi spitalor mund të bllokohet brenda ditësh nëse nuk ndërmerren veprime.