Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi, të shtunën, se respekton vendimin e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për të themeluar një parti të re, por theksoi se Lulzim Basha po e çon PD-në drejt fitores në 25 prill.
Gjatë një interviste për News24, Berisha u shpreh:
“PD dhe opozita do të fitojë zgjedhjet bindshëm, bindshëm. Sa i përket vendimit të zonjës Topalli, dhe kujtdo tjetër, është ushtrim i së drejtës themelore.
Unë përshëndes Partinë Demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje. Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë.”
Berisha tha se nuk ka komunikuar me Topallin për nismën e saj të re dhe se nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt:
“Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera.
Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti, i dyti do jem unë në PD.”