Berisha mbron marrëveshjen e detit në 2009, akuzon Ramën se po fal detin e vendit

Nga Exit News
Berisha mbron marrëveshjen e detit në 2009, akuzon Ramën se po fal detin e vendit

Ish-Kryeministri Sali Berisha mbrojti marrëveshjen e detit të firmosur në 2009 dhe akuzoi Ramën se po bënë një marrëveshje të fshehtë për t’i falur territor ujor Greqisë. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha sqaron se:

1 — Vendimi i Greqisë për të zgjeruar territorin ujor me 12 milje dëmton Shqipërinë. Ai shkel në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 2009.

“Ky vendim i Greqisë, pas 84 vitesh, për Shqipërinë është dëmtues dhe në raport me klimën konfliktuale që ekziston në rajon konkretisht midis Turqisë dhe Greqisë”.
Me vendimin e saj për të kaluar nga 6 nv 12 milje, Greqia i ka lejuar vetes në raport me Shqipërinë të ndryshojë rregullat e lojës në mes të lojës”.

2 — Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë në 2009 zgjidh përfundimisht problemin e territorit ujorë. Sipas kësaj marrëveshje Shqipëria zgjerohet 12 milje detare dhe Greqia me 6 milje detare.

“Marrëveshja u arrit dhe u firmos në vitin 2009 nga të dy qeveritë. [..] Në bindjen time më të thellë ishte një histori ëin-ëin, pra marrëveshje nga e cila fitonin padisktutim të dy palët”.

3 — Pas rrëzimit të marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese qeveria shqiptare dhe greke ju drejtuan Gjykatës Ndërkombetare të Detit.

“Pas rrëzimit të marrëveshjes së vitit 2009, qeveria shqiptare, e detyruar të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese, nuk pranoi rinegocimin e marrëveshjes por u kërkoi autoriteteve greke ti drejtoheshim bashkarisht për këtë çështje Gjykatës Ndërkombetare të Detit”.

4 — Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për ndarjen e territorit ujorë ndryshon nga ajo me Italinë dhe Egjiptin.

“Hapësira detare qe ndan Italinë me Greqinë ndryshon me hapësirën detare që ndan Shqipërinë me Greqinë në detin Jon. Kurse në rastin e Egjyptit hapësira detare që ndan Greqinë me këtë vend në Detin Mesdhe është qindra herë më e madhe se sa hapësira që ndan Shqipërinë me Greqinë”.

5 — Shqipëria humb territor ujor dhe depozitat e naftës dhe gazit.

“Shqiperia humbet jo vetëm në territor pothuaj aq sa pushton det kalimi nga 6 në 12 milje, por edhe zonat që besohet se kanë triliona euro depozita gazi dhe nafte, me zgjerimin e Greqisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>