Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi bisedën mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe ambasadores Yuri Kim, javën e kaluar në selinë e PD-së:
“Kryetari i PD-së në takimin me zonjën Kim ka kërkuar fakte, prova dhe dokumente. Basha kam biseduar, sigurisht që më ka njoftuar për bisedën, dhe unë jam pjesë e PD-së.
Basha më ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar të paraqes një provë, një fakt, një dokument. Zonja i është përgjigjur se i kemi por nuk mund t’i paraqesim. Në këtë mënyrë mund të shkatërrosh çdo opozitë.
Nga biseda që ambasadorja ka bërë me kryetarin e PD-së, irritimi saj me daljen time televizive në Kosovë për George Soros për ndryshimin e kufijve, në të cilin unë nuk sulmova askënd.
Berisha u shpreh se në zyrën e tij kanë ardhur me dsoje për financim rus të pranuar nga Basha:
“Si kjo zonja më erdhën në zyrë se Lulzim Basha ka pranuar financime ruse. Dosja kishte shkrime dhe akte burokratike të gazetës Mother Jones”.
Ai u shpreh se ambasadorja amerikane “sillet si një guvernatore e vendit, si në marrëveshjet që nxit dhe ndërmjetëson duke shkelur ligjet e vendit”.
Ndërsa deklaratën e saj duke ju kujtuar shqiptarëve ‘barin’, Berisha e quajti “më e turpshmja e 30 viteve të funditt. PD duhet t’i kërkoj ambasadores të kërkojë falje për deklaratën”.