BERZH 600 mijë euro për një kilometër rrugë, Rama 5 milionë euro

BERZH 600 mijë euro për një kilometër rrugë, Rama 5 milionë euro

“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do bëjë rrugën Vlorë-Orikum me një kosto prej rreth 600.000 euro për km, ndërkohë që Edi Rama do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës, Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km”. Lajmi u bë i ditur nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Zoti Shehaj sqaroi se:

“Nëse edhe tenderi i rrugës Orikum-Dukat do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga Rama, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro. Secili mund ta mendojë vetë se ku shkojnë diferenca prej pothuajse 62 milionë euro”.

Gjithashtu, Shehaj shprehet se rritja e kostove për ndërtimin e rrugëve ka për qëllim vjedhjen e parave nga Kryeministri Rama dhe oligarkët e tij:

Vazhdimin e kësaj rruge Orikum-Dukat Prej 14 km Edi Rama e ka dhënë për ta bërë me koncesion për 70 mln euro, pra me një kosto prej 5 milionë euro për km.

Përgjigja më e mundshme është: në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve që Rama u ka dhënë koncesiomin.

Korrupsioni në Shqipëri nuk bëhet nga zyrtarë dhe pushtetarë të rangut të dytë.

Ai tha se “këto raste flagrante vjedhjeje tregojnë qartazi që vetë Rama është i korruptuar”.  Dhe “nëpërmjet plaçkitjes së Shqipërisë nga një grup njerëzish, pushtetarë dhe oligarkë po pasurohen në kurriz të shumicës së varfër”.

Sipas Shehajt, “ndëshkimi i të korruptuarve” është “i vetmi shans që kemi për ti rikthyer shqiptarëve shpresën për një të ardhme më të mirë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>