Biden: Deri në fund të majit do të kemi vaksina për gjithë amerikanët e rritur

Nga Exit News
Biden: Deri në fund të majit do të kemi vaksina për gjithë amerikanët e rritur

Presidenti Biden tha të martën, në një konferencë për shtyp, se qeveria federale do të ketë,në fund të majit, mjaftueshëm doza të vaksinës së koronavirusit për të gjithë amerikanët e rritur.

Administrata Biden më parë ishte zotuar kishte bërë të njëjtin zotim, por të përllogaritur për në fund të verës.

Njoftimi i ri erdhi pas një marrëveshje midis administratës Biden dhe prodhuesit të ilaçeve Merck që do të lejojë kompaninë të ndihmojë në prodhimin e vaksinës së autorizuar kohët e fundit, Johnson & Johnson.

Kompania Johnson & Johnson është zotuar se do të dorëzojë 100 milion doza të vaksinës në gjysmën e parë të 2021.

“Rreth tre javë më parë ne ishim në gjendje të thonim se do të kishim furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të rriturit deri në fund të Korrikut,” tha Biden.

Jam i kënaqur të njoftoj sot s ky vend do të ketë furnizim të mjaftueshëm me vaksina, për çdo të rritur në Amerikë, deri në fund të majit – deri në fund të majit. Ky është progres ”.

Biden gjithashtu udhëzoi shtetet që të fillojnë të vaksinojnë çdo mësues në Amerikë deri në fund të marsit, së bashku me punonjësit e tjerë të shkollave.

Ai premtoi që mësuesit dhe stafet e shkollave do të lejohen, duke filluar nga ky muaj, të caktojnë një takim vaksine në një rrjet farmacish, si CVS ose Ëalgreens.

LEXO  Ministria e Mbrojtjes përfundon hetimin e brendshëm për rrëzimin e helikopterit

Në shumë shtete, vetëm të rriturit e moshuar aktualisht mund të caktojnë një takim për bërjen e vaksinës në një rrjet farmacish.

Megjithatë, është e paqartë nëse të gjithë të rriturit që dëshirojnë të vaksinohen, do të vaksinohen deri në maj.

Mungesa e furnizimit ka qenë vetëm një nga faktorët që ngadalësojnë fushatën aktuale të vaksinimit masiv, pranoi Biden.

Nuk është e mjaftueshme që të kemi furnizim me vaksinë, ne kemi nevojë për vaksinues – njerëz që të vendosin shiringat në krahët e njerëzve“, tha ai.

 

Lajme te ngjashme