Biden dhe Trump përplasen për situatën në Afganistan

Nga Exit News
Biden dhe Trump përplasen për situatën në Afganistan

Presidenti amerikan Biden dh eish-presidenti amerikan Trump u përplasën mbi situatën e krijuar në Afganistan: largimin e ushtarëve dhe pushtimin e Afganistanit nga talibanët.

Biden u shpreh se marrëveshaj e firmosur mes Trumpit dhe talibanëve në 11 shtator 2019 I forcoi talibanët. Ai u shpreh se Biden u ndesh me dy mundsi: ose të dërgonte më shumë ushtarë dhe të vazhdonte luftën ose të tërhiqej.

Ndërsa Trump u shpreh se Biden po dështon sepse nuk zbatoi marrëveshjen e lënë prej tij.

“Ky është një dështim i plotë përmes dobësisë, paaftësisë dhe mospërputhjes totale strategjike,” tha Trump. “Çfarë turpi do të jetë kur talebanët të ngrenë flamurin e tyre mbi Ambasadën Amerikane në Kabul”, shtoi ai.

Biden ka autorizuar 5,000 trupa për të ndihmuar në evakuimin e personelit amerikan nga vendi, duke paralajmëruar talebanët për veprime të forta ushtarake nëse ata dëmtojnë ose rrezikojnë jetën e qytetarëve amerikanë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>