Biden: Putin do të paguajë për përzierjen në zgjedhjet e SHBA-së

Nga Exit News
Biden: Putin do të paguajë për përzierjen në zgjedhjet e SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se homologu rus, Vladimir Putin është një “vrasës”  dhe së shpejti do të “paguajë çmimin” në lidhje me përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

I pyetur gjatë një interviste në ABC News se cilat mund të jenë pasojat, Biden u përgjigj: “Do ta shihni së shpejti”.

Intervista u transmetua vetëm disa orë pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit për Inteligjencën Kombëtare, që tregon se Putin “ka autorizuar një varg organizatash qeveritare ruse që të ndikonin në operacione, me qëllim të denigrimit të kandidaturës së presidentit, Joe Biden dhe Partisë Demokratike, duke përkrahur ish-presidentin, Donald Trump, për të minuar besimin publik në procesin zgjedhor dhe për të rritur ndarjet sociopolitke në Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se e njeh “relativisht mirë” Putinin dhe se nuk beson se ai ka shpirt. Biden ka një përvojë katër dekadëshe në politikë.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar disa burime të kenë thënë se Uashingtoni pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë këtë javë, për shkak të gjetjeve të raportit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>