Biden uron presidenten Osmani dhe premton ndihmë për sigurimin e vaksinave

Nga Exit News
Biden uron presidenten Osmani dhe premton ndihmë për sigurimin e vaksinave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden përmes një letre ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për zgjedhjen në postin e  presidentes.

Në letrën e publikuar nga Presidenca e Kosovës, Biden premtoi të ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave antiCovid.

Biden shkruan se SHBA-të financuan me 4 miliardë dollar programin COVAX, përmes të cilit Kosova ka marr dozat e para të vaksinave dhe po shikon mundësinë për furnizime direkte.

Me rritjen e furnizimit të vaksinave në SHBA, po shikojmë alternativa për të punuar me aleatët tanë për të ndarë çfarë të kemi mundësi,

Sikurse Sekretari amerikan i Shtetit më parë, Biden thekson se SHBA-të do të ndihmojnë përpjekjet për një marrëveshje paqje me Serbinë, bazuar në njohjen e ndërsjelltë.

SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,” shkruhet mes të tjerash në letër.

Biden nënvizon se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të kërkojë kompromise, por është i rëndësishëm për të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Presidenti amerikan u shpreh se familja e tij ka një lidhje sentimentale me Kosovën, për shkak se i biri Beau, shërbeu vite më parë me forcat paqeruajtëse në vend.

Biden i ofroi Osmanit mbështetjen e SHBA-ve në punën për prioritetet e përbashkëta.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>