Sekretari amerikan i Shtetit letër Kurtit: Mbështesim marrëveshje me Serbinë, bazuar në njohjen e ndërsjellë

Nga Exit News
Sekretari amerikan i Shtetit letër Kurtit: Mbështesim marrëveshje me Serbinë, bazuar në njohjen e ndërsjellë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, i dërgoi një letër urimi Albin Kurtit, për emërimin e tij në krye të qeverisë, njoftoi zyra e Kryeministrit në Kosovë.

Ashtu si edhe në letrën e drejtuar presidentit serb, Vuçiç, Blinken shkruan se “sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Blinken shkruan se SHBA-të e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe presin të punojnë së bashku që Kosova e pavarur të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Sekretari Blinken ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftën ndaj korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës”, shkruhet në letër.

Në fund, Blinken siguron Kurtin për mbështetjen e SHBA-ve.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme