Bie ekonomia e BE-së me 12 përqind, shkak koronavirusi

Nga Exit News
Bie ekonomia e BE-së me 12 përqind, shkak koronavirusi

Ekonomia e vendeve të BE-së ka rënë me 12.1 përqind në tremujorin e dytë të 2020, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ka rënë me 11.9 përqind, raporton Politico.eu sipas të dhënave ët agjensisë evropiane të statistikave, Eurostat. “Kjo është rënia më e fortë që prej vitit 1995”, shkruhet në raportin e Eurostat.

Ndër vendet e BE-së, Spanja ka rënien më të thellë me 18.5 përqind, e ndjekur nga Portugalia me rënien prej 14.1 përqind dhe Franca me rënien prej 13.8 përqind. Ndërsa Lituania shënoi rënien më të ulët me 5.1 përqind.

Italia raportoi një ulej me 12.4 përqind, ndërsa Gjermania një rënie prej 10.1 përqind.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, PBB ka rënë me 15 përqind. Megjithatë, Eurostat shprehet se do të bëjnë rifreskim të të dhënave duke reflektuar masat e marra nga vendet e BE-së kundër koronavirusit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>