Greqia ka shënuar një rënie të ndjeshme të rasteve ditore të infektimeve me COVID-19, duke vijuar kështu trendin pozitiv që vazhdon prej 4 ditësh.
Autoritetet Shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit janë regjistruar 262 raste të reja, pothuajse gjysma e infektimeve të djeshme që ishin 597.
Ndërkaq, 40 pacientë ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 4 921.
Duke filluar nga 3 janari Greqia do të hyjë në karantinë të plotë. Lëvizja do të ndalohet nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Bizneset do të mbyllen, ndërsa hapur do të qëndrojën vetëm dyqanet me artikuj jetësorë dhe farmacitë.
Këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri më 11 janar, njoftoi të shtunën qeveria.