41 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

Nga Exit News
41 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

Dyzetë e një persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në Itali si pasojë e infektimit nga koronavirusi. Që kur u raportua rasti i parë në fund të muajit shkurt, bilanci total i viktimave ka shkuar në 148.

Agjencia e lajmeve ANSA raportoi duke cituar zyrtarët italian se 24 orët e fundit pati 41 persona që humbën jetën nga ndërlikimet shëndetësore që u shkaktoi koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 3 296 persona.

Sëmundjet nga koronavirusi i ri u pikasën fillimisht në dhjetor 2019 në Kinë. Që prej asaj kohe virusi është përhapur në rreth 80 shtete duke infektuar mbi 95 mijë persona, 3 281 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Në Shqipëri autoritetet thonë se nuk ka pasur asnjë rast të infektuar dhe se deri më tani 50 teste të kryera pacientëve të dyshuar, kanë rezultuar negative.

Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– Koronavirusi – shtrirja dhe vdekjet e deritanishme (kliko këtu)

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>