Pandemia e koronavirusi ka shkurtuar rreth 17 mijë vende pune. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në një konferencë për mediat, Sejko pohoi se pandemia ka rritur me 11 përqind papunësinë dhe ka ulur me 2.5 përqind ekonominë.
“Pandemia e koronavirusit ka goditur ekonominë shqiptare. INSTAT thotë se ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5 përqind, duke rënë eksportet. U rrit papunësia me mbi 11 përqind. Eksportet e mallrave kanë pësuar rënie. Importet u reduktuan me 30 përqind. Janë humbur 17 mijë vende pune. Inflacioni është rritur. Ekonomia shqiptare pritet që të pësojë rënie më 2021.”
Sejko pohoi se politikat monetare që do të ndjekë Banka e Shqipërisë do të jenë lehtësuese për biznesin dhe qytetarët, duke theksuar planet do të varen me kohëzgjatjen e pandemisë.