Bisedimet Kosovë-Serbi përfundojnë pa marrëveshje

Nga Exit News
Bisedimet Kosovë-Serbi përfundojnë pa marrëveshje

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje gjatë bisedimeve dypalëshe të mërkurën. Njoftimin e dha Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Sapo përfunduam dy ditë punë të palodhur dhe diskutime intensive me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet për një numër çështjesh urgjente mbeten shumë larg. Shumë punë përpara”, shkroi Lajçak në Twitter, pas përfundimit të takimit.

Kosova përfaqësohej nga kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe Serbia nga Shefi i delegacionit serb Petar Petkoviq.

Petkoviq u shpreh se nuk ka bisedime nëse nuk bien dakord për Asociacionit të Komunave.

Besnik Bislimi konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”, tha Bislimi të mërkurën në Bruksel, pas përfundimit të takimit me delegacionin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>