Shoqata e biznesit të vogël në Tiranë i ka kërkuar qeverisë të plotësojë 5 kërkesa për përballimin e gjendjes së rëndë financiare.
Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël Tiranë, Shpëtim Agolli në një konferencë për shtyp, i kërkoi qeverisë të kompesojë faturat e dritave dhe të ujit, përgjysmimin e taksave vendore, dhe faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore, dhe 1200 euro për 6 muajt e ardhshëm, për bizneset e prekrua nga mbyllja e Covid-19.
Sipas shoqatës së biznesit, “120 mijë punonjës janë të papunë dhe paketat e qeverisë ishin të paplota”.
Ndërsa për ligjin e ri të miratuar nga qeveria për uljen e pragut të TVSH dhe zerimin e taksave, nënkryetari i shoqatës u shpreh se “qeveria krijon mosbesim dhe konfuzion, ligji i ri për përjashtimin e tvhs dhe zerimin e taksës, duket se lehtëson biznesin por nuk tregon se si qeveria do të krijojë të ardhura nga kjo lehtësi fiskale”.