Biznesi i vogël 5 kërkesa për qeverinë, nga kompesimi i faturave të energjisë tek çeku 1200 euro

Nga Exit News
Biznesi i vogël 5 kërkesa për qeverinë, nga kompesimi i faturave të energjisë tek çeku 1200 euro

Shoqata e biznesit të vogël në Tiranë i ka kërkuar qeverisë të plotësojë 5 kërkesa për përballimin e gjendjes së rëndë financiare.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël Tiranë, Shpëtim Agolli në një konferencë për shtyp, i kërkoi qeverisë të kompesojë faturat e dritave dhe të ujit, përgjysmimin e taksave vendore, dhe faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore, dhe 1200 euro për 6 muajt e ardhshëm, për bizneset e prekrua nga mbyllja e Covid-19.

Sipas shoqatës së biznesit,  “120 mijë punonjës janë të papunë dhe paketat e qeverisë ishin të paplota”.

Ndërsa për ligjin e ri të miratuar nga qeveria për uljen e pragut të TVSH dhe zerimin e taksave, nënkryetari i shoqatës u shpreh se “qeveria krijon mosbesim dhe konfuzion, ligji i ri për përjashtimin e tvhs dhe zerimin e taksës, duket se lehtëson biznesin por nuk tregon se si qeveria do të krijojë të ardhura nga kjo lehtësi fiskale”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>