Bjellorusi, mijëra qytetarë në funeralin e protestuesit që humbi jetën gjatë trazirave

Nga Exit News
Bjellorusi, mijëra qytetarë në funeralin e protestuesit që humbi jetën gjatë trazirave

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e një protestuesi që vdiq gjatë protestave kundër zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në Bjellorusi.

Qytetarët dolën në Minsk, të shtunën, dhe lanë lule e flamuj në nder të viktimës.

Protestat kundër qeverisë dhe presidentit Aleksander Lukashenko kanë nisur që në 9 gusht, kur u zhvilluar dhe zgjedhjet presidenciale.

Mbrëmjen e së dielës, pasi mbaroi procesi i votimit, kandidatja kryesore e opozitës Svetlana Tikhanovskaya publikoi foto nga qendrat e numërimit dhe të dhënat e votave dhe njoftoi fitoren e saj. Por pak orë më vonë, presidenti Lukashenko shpalli fitoren absolute me 80 për qind të votave, duke ngjallur dyshime për manipulim të rezultatit.

Kjo ngjalli revoltë tek qytetarët të cilët prej të dielës vazhdojnë të protestojnë dhe kërkojnë largimin e Lukashenkos, i cili është në pushtet që prej vitit 1994.

Protestat kanë qenë të dhunshme, me përplasje të shumta me policinë.

Autoritetet në Bjellorusi njoftojnë se kanë arrestuar mbi 6,000 qytetarë gjatë protesta të dhunshme.

Liderë të opozitës janë burgosur, të tjerë janë larguar nga vendi pas shpërthimit të protestave pas zgjedhjeve, që komisioni njoftoi se ishin fituar ndjeshëm nga Presidenti Aleksander Lukashenko.

Mes të larguarve është edhe kandidatja opozitare Svetlana Tikhanovskaya e cila u largua për në Lituani pas një kërcënimi ndaj fëmijëve të saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>