Autoritetet bjelloruse publikuan të enjten, 4 qershor, një intervistë me aktivistin e ndaluar Roman Pratasevich, ku ai pranoi organizimin e protestave të paligjshme gushtin e kaluar kundër rizgjedhjes së presidentit Llukashenko.
Mes të tjerash ai gjithashtu pohoi se respekton Llukashenkon në mënyrë absolute, por në fund të intervistës Pratasevich shkrehet në lot dhe mbulon fytyrën me duar.
Aktivist dhe opozitar shkëputën foto nga intervista, të cilat tregojnë lëndime në duart e Pratasevhich, si shenjë që ai ka pranuar intervistën nën kërcënimin e torturave. Edhe babai i tij, Dmitri Pratasevich deklaroi se i biri kishte qënë i detyruar të recitonte propagandën zyrtare.
Para dy javësh Bjellorusia detyroi avionin e Ryanair të kryente një ulje emergjente në Minsk pas një kërcënimi për bombë dhe arrestoi blogerin kritik.
Roman Protasevich hapi një kanal në Telegram përmes të cilit organizoi protestat kundër Lukashenkos, pas zgjedhjeve.
Operacioni ngjalli zemërim të madhe mes qytetarëve dhe vendeve evropiane, të cilat inkurajuan kompanitë ajrore të shmangnin fluturimin mbi Bjellorusi.
Blloku thirri të hënën ambsadorin bjellorus për shpjegime, ku dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të disidentit Pratasevich.
Në të njëjtën ditë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi të hënën pasdite se BE-ja do të ngrinte një investim të rëndësishëm prej tre miliardë eurosh me Bjellorusinë. Be-ja po ashtu po përgatitet të godasë me sanksione shtesë sektorët kryesor të ekonomisë bjelloruse.
Në përgjigje, autoritetet bjelloruse publikuan video të shkurtra të Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapega, ku ata shiheshin teksa “rrëfenin” krimet e tyre.
Të premten e kaluar, Kombet e Bashkuara i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të hetojë rrëmbimin e avionit RyanAir nga Bjellorusia.
Ndërkohë, qindra njerëz në Poloni, Lituani,Ukrainë, Irlandë, Holandë si dhe në SHBA dhe Australi protestuan për të treguar mbështetje për opozitën në Bjellorusi.