Protesta në Europë në mbështetje të opozitës bjelloruse

Protesta në Europë në mbështetje të opozitës bjelloruse

Qindra njerëz në Poloni dhe Lituani protestuan të shtunën për të treguar mbështetje për opozitën në Bjellorusi.

Ata bënë thirrje për lirimin e gazetarit Pratasevich i cili u arrestua së bashku me të dashurën e tij kur avioni me të cilin po udhëtonin bëri ulje të detyruar në kryeqytetin bjellorus.

Arrestimi i Pratasevich, një figurë popullore e opozitës, shkaktoi zemërim ndërkombtarisht dhe bëri që Bashkimi Europian të nxisë linjat ajrore të shmangin hapësinrën ajrore bjelloruse.

Prostesta u zhvilluan edhe në disa vende të tjera të Europës, Ukrainë, Irlandë, Holandë si dhe në SHBA dhe Australi.

Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko, ka shtypur zërat kritik brenda vendit dhe shumë përfaqësues të opozitës janë arrestuar ose larguar.

Një figurë e tillë është udhëheqësja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, e cila foli në protestën në Lituani ku ajo jeton që nga gushti i kaluar.

“Besoj se do të ketë ndryshime shumë shpejt, do të ketë zgjedhje të reja, sepse nuk mund të ketë rrugë tjetër,” tha ajo para një turme të mbledhur në Vilnius, raporton BBC.

Tikhanovskaya dhe qindra protestues marshuan drejt ambasadës bjelloruse në kryeqytetin letonez. Një demonstrim i ngjashëm ndodhi gjithashtu në Berlin.

Bjellorusia detyroi avionin e Ryanair të kryente një ulje emergjente në Minsk pas një kërcënimi për bombë dhe arrestoi gazetarin kritik të presidentit autoritar Alexander Lukashenko.

BE-ja urdhëroi ngrirjen e një investimi të rëndësishëm prej 3 miliard € me Bjellorusinë .

Ajo gjithashtu po mendon të bllokojë kompaninë bjelloruse Belavia nga fluturimi në hapsirën ajrore evropiane dhe nga aeroportet e saj.

Ndërkohë, disa kompani ajrore si Lufthansa, KLM, SAS, Air France, LOT dhe Singapore Airlines njoftuan se do të ndalonin fluturimet mbi Bjellorusinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>