Bllokimi i Vetingut nga PD, Basha — Gënjeshtër dhe propagandë e Ramës

Bllokimi i Vetingut nga PD, Basha — Gënjeshtër dhe propagandë e Ramës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë dhe atë të Hollandës, përsëriti vendimin se zgjedhje pa qeveri teknike nuk ka.

Akuzave të qeverisë dhe deklaratave të ministrit gjerman Gabriel për bllokimin e reformës në drejtësi nga opozita, kryetari i PD-së Basha u shpreh se:

6 ligjet janë pa miratimin e marrëveshjes sepse opozita u përjashtua nga Rama me qëllim kapjen e drejtësisë. Në këto kushte opozita kurrësesi nuk mund të jetë alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Ai u shpreh i gatshëm të bisedonte me mazhorancën për ligjet e reformës në drejtësi vetëm kur këto ligje të hartohen në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Venecias.

“Opozita është e gatshme të ulet me mazhorancën që këto 6 ligje të kthehen në frymën dhe gërmën e kushtetutës dhe të komisionit të Venecias dhe vetëm kjo do të mundësojë që opozita të ecë përpara me rolin e saj sa i përket miratimit të këtyre ligjeve dhe zbatimit. Kjo është rruga e vetme, gjithcka tjetër është gënjeshtër dhe propagandë,” – tha Zoti Basha.

Gjithashtu Zoti Basha tha se injorimi i problemit të drogës është “një injorim për Shqipërinë dhe një inkarujim për Edi Ramën, që të mbjellë të tjera tonelata”.

Për deklaratën e Ministrit gjerman, paraditen e sotme, se opozita duhet të lërë çadrën dhe të kthehet në Kuvend, Zoti Basha u shpreh se:

Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme sepse kisha mundësinë ta sqaroja, siç nuk kam ndërment ti paraprij gjykimit të tij për informacionin që i dhashë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>