Boiken Abazi: Votova herët, sepse ndryshimi nuk duhet vonuar

Nga Exit News
Boiken Abazi: Votova herët, sepse ndryshimi nuk duhet vonuar

Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi votoi pak minuta më parë.

Ai shkroi në Facebook: “Sot votova herët pasi ndryshimet e mëdha në Shqipëri nuk duhen vonuar më tej”.

Ai është kandidat i pavarur i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri.

Së bashku me të si të pavarur, por pjesë e Vetëvendosjes kandidojnë dhe Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër.

LVV në Shqipëri nuk është regjistruar si parti dhe vendosi të marrë pjesë në këto zgjedhje në këtë formë. Ajo është e regjistruar si OJF.

Të dielën kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu bashkua zgjedhjeve në Shqipëri. Ai është kryeministri i parë nga Kosova që voton në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kurti ka marrë pjesë në fushatën e kandidatëve të LVV në Shqipëri. Ai i ka mbështetur ata dhe ka thënë se LVV në Shqipëri do rritet.

Në aktivitetin përmbyllës të 3 kandidatëve, mori pjesë edhe Kurti. Ai e cilësoi fushatën e tyre si nj fushatë model dhe tha se ata kanë folur për program dhe nuk kanë sulmuar dhe sharë kundërshtarët.

Kurti kritikoi partitë e vjetra dhe tha se votuesit e tyre do të bashkohet në radhët e LVV.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>