Bonus qiraje pa afat për familjet në Tiranë që humbën banesat nga tërmeti

Nga Exit News
Bonus qiraje pa afat për familjet në Tiranë që humbën banesat nga tërmeti

Bashkia e Tiranës ka premtuar të enjten se do të japë bonus qiraje pa afat për 2467 familje të cilat janë prekur nga tërmeti.

Sipas Bashkisë së Tiranës këto familje nuk do të paguajnë qira deri sa shtëpitë e tyre të dëmtuara të rindërtohen.

Ky vendim vjen pas ndryshimeve të miratuara nga qeveria në aktin normativ nr. 8, datë 07.12.2019.

Bashkia e Tiranës njoftoi se i ka propozuar Këshillit Bashkiak zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë për familjet e prekura si rezultat i tërmetit të 26 nëntor 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>