Borxhi në vendet e pazhvilluara arrin nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit

Nga Exit News
Borxhi në vendet e pazhvilluara arrin nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit

Borxhi i vendeve në zhvillim është dyfishuar në dekadën e fundit, duke lënë mbi 50 shtete të përballen me një krizë për shlyerjen e tyre, sipas informacioneve të përpunuara nga grupi “Jubilee Debt Campaign” me bazë në Angli.

Kto të dhëna tregojnë se edhe pa marrë në konsideratë plotësisht ndikimin e pandemisë, ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të vendeve të varfra që kanë probleme me nivelin e borxhit nga viti 2018.

Të dhënat tregojnë se numri i vendeve në krizë është rritur nga 30 në 52 që nga viti 2018 dhe shqetësimi i ngritur është se shumë vende të varfra do ta kenë të papërballueshëm borxhin e tyre, në një kohë kur përballen me goditjen e një recesioni global, monedhave më të dobta, kostove më të larta të interesit dhe rënies së ndjeshme të reminitancave që vijnë nga vendet e zhvilluara.

Drejtoresha e Fushatës “Jubilee Debt” deklaroi se detyrimi për të paguar borxhet e shteteve tashmë po merr shumë nga paratë që i duhen sistemit shëndetësor dhe mbrojtes sociale nga Covid-19.

Sipas saj detyrimet e borxheve për vendet e varfëra janë në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit dhe duhet ndërmarrë aksion i menjëhershëm për anulimin e pagesave të tyre dhe uljen e borxhit në një nivel të përballueshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>