Bosnja heton 22 persona për mohim të gjenocidit të Srebrenicës

Nga Exit News
Bosnja heton 22 persona për mohim të gjenocidit të Srebrenicës

Prokuroria e Bosnje-Herzegovinës po heton 22 raste të mohimi të gjenocidit serb të Srebrenicës, që prej hyrjes në fuqi të vendimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Valentin Inzkomë 28 korrik.

Lajmi u konfirmua të enjten për Radio Evropa e Lirë nga nga zëdhënësi i prokurorisë, Boris Grubeshiq gusht.

“Pas publikimit të vendimit të Përfaqësuesit të lLartë deri më sot, në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës janë hapur gjithsej 22 raste, në bazë të raportimeve për mohimin e gjenocidit,” u shpreh Grubeshiq.

Shkelja e ligjit dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet, në varësi të rrethanave.

Përfaqësues të Republika Sërpskës nuk e njohin vendimin e ish-Përfaësuesit të Lartë Inzko, pasi e konsiderojnë shkelje të marrëveshjes së paqes së Dejtonit.

Ata filluan të hënën bllokimin e funksionimin e institucioneve jetësore qeverisëse në vend: qeverinë qendrore, parlamentin dhe presidencën trepalëshe.

Pozicioni i tyre mbështetet edhe nga Beogradi zyrtar, siç edhe u konfirmua një ditë më parë nga takimi i kreut të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>