Brexit – Gjykata Supreme vendos: Parlamenti do të votojë për daljen nga BE

Brexit – Gjykata Supreme vendos: Parlamenti do të votojë për daljen nga BE

Gjykata Supreme angleze ka rrëzuar apelimin e kryeministres Theresa May dhe ka theksuar sërish se do të jetë parlamenti britanik ai që do të vendosë nëse qeveria mund të fillojë procesin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, njohur ndryshe si Brexit. Vendimin e mori Gjykata Supreme paraditen e sotme.

Vendimi duket se e shtyn planin e Kryeministres May për të nisur zbatimin e Nenit 50 të Traktatit të Lizbonës – mekanizmi ligjor që fillon procesin e largimit nga BE – deri në fund të marsit.

Gjithsesi Gjykata u shpreh se qeveria britanike nuk ka nevojë për miratimin e parlamentit të Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Uellsit për nisur procesin e negociatave me BE-në.

Një zëdhënës për shtyp i qeverisë deklaroi se gjithsesi ky vendim nuk do të ndryshojë afatet e Brexit.

“Britanikët votuan për tu larguar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria do të plotësojë verdiktin e tyre”, u shpreh ai.

Referendumi i 23 qershorit, ku britanikët votuan pro daljes nga Bashkimi Evropian, shënon një datë të rëndësishme jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por për gjithë Evropën.

Në politikën e brendshme, pas Brexit, ndodhën ndryshime të mëdha. Liderët e vendit, përfshirë dhe ish-Kryeministrin Cameron, dhanë dorëheqjen.

Ndërsa  për efektet në ekonominë, si britanike ashtu dhe atë evropiane, ka pasur diskutime të shumta, por ende pritet nisja e negociatave për të parë termat me të cilën britanikët do të shkëputen nga BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>