
Qindra doza të vaksinës kundër Covid-19 kanë mbërritur në Britaninë e Madhe.
Ajo janë transportuar nga Belgjika duke u mbajtur në frigoriferë.
Vaksinat u dërguan në ambientet e specializuara të magazinimit në frigorifer, përpara se të dërgohen në 50 spitale që do të marrin pjesë në fazën e parë të përhapjes.
Britania e Madhe autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer, me 2 dhjetor, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.
Autoriteti britanik i ushqimit dhe barnave i dha të drejtën qeverisë të miratojë përdorimin e vaksinës nën një ligj të veçantë përpara 1 janarit.
Britania ka blerë 40 milionë doza të vaksinës deri më tani.