Mbretëria e Bashkuar ka porositur, të hënën, 90 milion doza nga vaksinat anti-Covid, ende në fazë testimi, që po zhvillojnë kompanitë farmaceutike BioNtech dhe Pfizer, si dhe kompania Valneva.
Kjo porosi i shtohet asaj të mëparshmes për 100 milionë doza nga vaksina e së Universitetit të Oksfordit që po zhvillohet nga kompania farmaceutike AstraZeneca.
Sidoqoftë, është akoma e pasigurt se cila nga vaksinat eksperimentale do të mund të krijojë imunitet tek qytetarët.
Kate Bingham, kryetarja e Task Forcës britanike të Vaksinave, tha: “fakti që kemi kaq shumë vaksina kandidate tregon ritmin e shpejtë me të cilin po lëvizim.”
Por ajo i bëri apel qytetarëve që të mos nxiten nga ky lajm për të ulur masat personale kundër Covid-19:
“Fakti është që ne ndoshta kurrë nuk mund të keminjë vaksinë dhe nëse e marrim një, duhet të jemi të përgatitur që mund të mos jetë një vaksinë që parandalon marrjen e virusit, por më shumë që zvogëlon simptomat.”
Nëse gjehet një vaksinë efektive, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror, si dhe ata me rrezik më të lartë nga virusi, do të kenë përparësi për marrjen e saj.