
Nëse Britania arrin ta mbajë numrin e të vdekurve nën 20 mijë, atëherë do t’ia ketë dalë shumë mirë krizës së korinavirusit. Kështu tha në një konferencë për shtyp të shtunën drejori mjekësor i Sistemit Kombëtar Shëndetësor të Anglisë.
Ai sqaroi se prioritet tani është të ulet ritmi i përhapjes së virusit.
Ndërkohë Britania po merr masa për rritjen e numrit të shtretërve nëpër spitale për të përballuar një fluks të madh të sëmurësh.
Deri më tani Britania ka 17 089 të infektuar, 1 019 të vdekur dhe janë testuar gjithsej 120 776 persona.