Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se ka në plan të ndërmarrë testime masive të qytetarëve, me qëllimin që të lejojë ata që rezultojnë negativ nga Covid-19 të bëjnë një jetë më normale.
Johnson theksoi se deri tani testimet janë përdorur kryesisht për të identifikuar personat që janë të infektuar me koronavirus, në mënyrë që ata të izolohen dhe të mos rrezikojnë ata që kanë pranë.
Ky do të vijojë të jetë prioritet i strategjisë së Britanisë, me synimin që brenda muajit tetor të kryhen 5,000 testime në ditë, deklaroi Boris Johnson.
“Në të ardhmen duam të fillojmë të testojmë edhe për të identifikuar qytetarët që nuk janë të infektuar me koronavirus, që t’i lejojmë ata të bëjnë një jetë më normale” – tha kryeministri britanik.