
Rreth 530 mijë doza të vaksinës anti-Covid prodhuar nga AstraZeneca dhe universiteti i Oxfordit janë shpërndarë nëpër spitalet e Britanisë. Të hënën pritet të nisë vaksinimi me këtë vaksinë, e cila është e dyta që po përdor Britania, pas asaj të Pfizer-it dhe BioNTech-ut.
Vaksinimi do të fillojë me stafet mjekësore, të cilat janë në frontin e parë të luftës me Covid-19.
Dr George Findlay, një prej drejtuesve të një spitali tha se duke pasur parasysh që vaksina e AstraZenecas mund të mbahet në temperaturën normale të frigoriferit, është shumë më e lehtë për për tu administruar sesa vaksina e Pfizerit, e cili kërkon ruajtje në temperaturë rreth -70C.
Dozat e dyta të të dy vaksinave tani do të jepen brenda 12 javësh sesa 21 ditëve të planifikuara fillimisht, pas një ndryshimi në udhëzimet e shëndetit publik të Anglisë që synojnë të përshpejtojnë imunizimin.