
Rregullatori shëndetësor i Britanisë po shqyrton mundësinë e kufizimit të përdorimit të vaksinës Oxford-AstraZeneca, tek të rinjtë për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjeve të gjakut, njofton Reuters bazuar në lajmin e stacionit televiziv Channel 4 News, të hënën.
“Dy burime i kanë thënë këtij televizioni se ka të dhëna ende të paqarta që justifikojnë vaksinim e të rinjve nen moshën 30-vjeç të një vaksine tjetër”, raportoi media britanike.
Rregullatori i Ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar, MHRA, ka thënë më parë përfitimet e vaksinës në parandalimin e COVID-19 tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të mpiksjes së gjakut.
MHRA nuk iu përgjigj kërkesë për koment të Channel 4.