Mbretëria e Bashkuar do të nisë vaksinimin e personave nën 40 vjeç më 4 prill pas marrjes së dozave të reja të vaksinës. Lajmin e dha gazeta britanike The Telegraf të premten.
Rezervat e vaksinave pritet të dyfishohen, duke lejuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS) të ofrojë një milion doza në ditë, në javët e ardhshme, tha gazeta.
Njerëzit mbi moshën 50 vjeç pritet të marrin dozën e parë gjatë javës tjetër, rreth tre javë përpara afatit të caktuar nga qeveria më parë, sipas raportit.
Por ky lajm u hodh poshtë nga një zëdhënëse e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, e cila u shpreh për reuters se vaksinimi do të vazhdojë sipas planeve të qeverisë.
“Ne kemi planifikuar vaksinimin me dozën e parë për të gjithë personat mbi moshën 50 vjeç nga mesi i prillit dhe për të gjithë të rriturit deri në fund të korrikut,” tha zëdhënësja.