Britania ndryshe nga disa vende të tjera europiane nuk është duke e konsideruar idenë për vendosjen e një pasaporte vaksinimi.
Ministri britanik Nadhim Zahaëi tha se “Një, ne nuk e dimë ndikimin e vaksinave në transmetim. Dy, do të ishte diskriminuese dhe unë mendoj se gjëja për të bërë është të sigurohemi që njerëzit të paraqiten për t’u vaksinuar sepse ata dëshirojnë më tepër sesa të bëhet në një farë mënyre i detyrueshëm përmes një pasaporte”.
Gjermania në debate për pasaportën e vaksinimit
Nisja e vaskinimit në Gjermani ka nxitur debate mes politikanëve dhe ekspertëve për heqjen e kufizimeve për individët që vaksinohen.
Këshilli i Etikës Gjermane të enjten foli kundër kësaj ideje, ndërsa të tjerë sugjeruan lehtësime për të vaksinuarit.
Gjatë javëve të fundit, agjencitë e turizmit dhe disa politikanë sugjeruan lejimin e udhëtimit për ata që janë vaksinuar apo që ata të kenë prioritete si të shkuarit në restorante, marrja pjesë në koncerte dhe aktivitete të tjera.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ishte politikani i parë që foli në favor të heqjes së kufizimeve.
Kancelarja Angela Merkel gjithashtu përjashtoi rregulloret e veçanta këtë të hënë.
Danimarka pro vendosjes së pasaportave
Qeveria daneze njoftoi pak ditë më parë planet e saj për përdorimin e një dokumenti dixhital me të cilin njerëzit të jenë në gjendje të provojnë se janë të vaksinuar.
Qeveria daneze po shqyrton mundësinë e përdorimit të kësaj pasaporte edhe për arsye argëtimi, përvecse udhëtimi.
Ndërkohë Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së certifikatës së vaksinimit për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes dhe ndalimin e shkatërrimit të turizmit në Evropë.