Britania e Madhe po konsideron pjesmarrjen në planin e Bashkimit Europian për sigurimin e një vaksine për koronavirusin.
Ky do të ishte një lajm pozitiv bashkëpunimi me BE-në pas Brexit.
Zyrtarët ende po vlerësojnë nëse përfitimet e bashkëpunimit tejkalojnë ato të dëshirës së gjerë politike për ndërprerje marrëdhëniesh, raporton The Guardian.
Gjithashtu, Britania ruan të drejtën të përfshihet në të gjitha projektet e Bashkimit Europian për buxhetin e vitit 2020.
Mbretëria e Bashkuar ka një marrëveshje me një kompani me qendër në kembrixh por testimet fillestare nuk duken premtuese.