
Bullgaria do të hartojë vetë një “listë të zezë” për ndërmarrjet dhe njerëzit e lidhur me tre bullgarët dhe 64 kompanitë e sanksionuaranga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mërkurën, me akuzën e korrupsionit, tha qeveria e përkohshme, sipas Reuters.
SHBA-të këtë javë bllokuan pasuritë dhe ndërprenë hyrjen në sistemin amerikan financiar për ish-ligjvënësin dhe manjatin e medias Delyan Peevski, zyrtarin e qeverisë Ilko Zhelyazkov dhe manjatin e arratisur të lojërave të fatit Vassil Bozhkov.
Qeveria e përkohshme, në detyrë deri në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut, ka ngritur një grup me zyrtarët e ministrisë së financave dhe të brendshme, si dhe oficerë të taksave dhe inteligjencës për të identifikuar dhe renditur njerëzit dhe kompanitë e lidhura me ata.
Administratat shtetërore dhe kompanitë me pronësi shtetërore ose komunale do të duhet të ndërpresin lidhjet me personat e sanksionuar nga SHBA-të.
Bullgaria është anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian dhe renditet si anëtari më i korruptuar i bllokut nga organizata ndërkombëtare e Transparences.