Burime mediatike: Gjermania kushte shtesë Shqipërisë për hapje të negociatave

Burime mediatike: Gjermania kushte shtesë Shqipërisë për hapje të negociatave

Mediat kanë zbardhur një dokument të qeverisë gjermane, ku vota pro e Gjermanisë për hapje të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE kushtëzohet me disa pika që duhen plotësuar.

Dokumenti thuhet se është i Ministrisë për Evropën, që drejtohet nga Michael Roth dhe është dërguar për t’u miratuar në parlament.

Sipas këtyre raportimeve, negociatat e Shqipërisë Gjermanët i kushtëzojnë nga:

  • Reforma zgjedhore.
  • Funksionimi i Sistemit të Drejtësisë (Gjykatës së Lartë; Gjykatës Kushtetuese; Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
  • Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
  • Procedimi i gjyqtareve dhe prokurorëve të korruptuar.
  • Hetimi i lidhjeve të politikanëve me krimin.
  • Ulja e kërkesave për azil.

Kryeministri Edi Rama takoi sot kancelaren Merkel, dhe pas takimit, në lidhje me procesin e hapjes së negociatave u shpreh se:

“…Bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>