Shqipëria është kontribuesi kryesor në këtë proces dhe numri është rreth 3 mijë muxhahedinë — u shpreh Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë për Zërin e Amerikës. Kjo është hera e parë që Qeveria shqiptare pranon se në vendin tonë strehohen tre mijë muxhahedinë iranianë, anëtarë të opozitës së Iranit.
Ne vazhdim të intervistës, ministri Bushati e mohoi tezën e pranuar nga mediat pro qeveritare se ekziston një rrezik rus për Shqipërinë. Ai u shpreh se “Ne nuk e shohim Rusinë si një kërcënim për Shqipërinë, apo për Ballkanin Perëndimor, por do të dëshironim që Rusia të na mbështeste në aspiratën tonë për të qenë anëtarë të familjes europiane”.
Gjitahshtu, ministri i Jashtëm mohoi vërtetësinë e deklaratave se të ardhurat nga droga shqipatre mund të financojnë shtetin islamik të ISIS.
Ministri Bushati aktualisht ndodhet në SHBA, ku mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të 68 vendeve pjesë e Koalicionit Global kundër Shtetit Islamik.