Buxheti 2021, Denaj optimiste për rritjen ekonomike, paralajmëron rritje të borxhit publik

Nga Exit News
Buxheti 2021, Denaj optimiste për rritjen ekonomike, paralajmëron rritje të borxhit publik

Ministrja e Financave, Anila Denaj u shpreh optimiste për rritjen ekonomike për vitin 2021, por paralajmëroi rritje të borxhit publik.

Duke folur të enjten në kuvend për projektbuxhetin 2021, Denaj tha se ‘presim një rritje prej 5,5 për qindësh, duke rikthyer dukshëm ekonominë shqiptare drejt rendit rritës dhe rritjes së qëndrueshme’.

Sipas ministrës, ky parashikim bazohet ‘jo vetëm në faktin se situata është menaxhuar më së miri, por edhe se fondamentet bazë të ekonomisë janë të qëndrueshme dhe solide’.

Megjithatë Denaj paralajmëroi se për shkak të pandemisë dhe tërmetit të 26 nëntorit, borxhi publik dhe deficiti do të rriten:

“Na duhet të themi se në këtë viti dhe në vitin e ardhshëm, si rrjedhojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme, deficiti i përgjithshëm buxhetor dhe borxhi do të zgjerohen. Ky zgjerim i defiçitit fiskal do të jetë krejt i përkohshëm dhe i targetuar mirë, për të amortizuar efektet e dy goditjeve.”

Ajo i kërkoi të gjithë deputetëve që të votojnë pro projektbuxhetit 2021:

“Të shprehim votën në favor të një buxheti, i cili shpreh angazhimin e qeverisë për një rimëkëmbje ekonomike në një periudhë afatmesme.”

Siç Exit News ka shkruar më parë, projektbuxheti 2021 hartuar nga qeveria është një buxhet për vit elektoral, me pretendime optimiste të qeverisë për mbledhjen e të ardhurave dhe ku parashikohet dhënia e rreth 400 milionë dollarëve në kontrata të reja koncesionare.

Banka e Shqipërisë, gjatë mbledhjes me Komisionin e Ekonomisë, shprehu shqetësimin e saj për parashikimet e bëra nga qeveria në projektbuxhetin 2021, veçanërisht për mbledhjen e të ardhurave për vitin 2021, investimet përmes Partneriteteve Publike-Private dhe borxhit të lartë publik.

Ndër të tjera, BSH i ka rekomanduar qeverisë që të tregojë kujdesh me shpenzimet e parashikuara në projektbuxhet, të cilat janë të larta, dhe ti bazojë ato në varësi të ritmit së mbledhjes së të ardhurave.

Në lidhje me borxhin publik, BSH shprehu shqetësimin se pavarësisht parashikimit të qeverisë për të ulur borxhin me dy pikë përqindje deri në fund të vitit 2021, sërish niveli i borxhit mbetet shqetësues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>