Gent Cakaj: Grenell bëri punë të shkëlqyer me Kosovën dhe Serbinë

Nga Exit News
Gent Cakaj: Grenell bëri punë të shkëlqyer me Kosovën dhe Serbinë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pas një takimi që ka zhvilluar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell, beson se nuk ekziston një plan sekret për  ndryshimin e kufijve.

Në një shënim që ka ndarë në rrjetin social Twitter në anglisht, Cakaj kërkon të bindë edhe të tjerët se Grennell bëri një punë fantastike në lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më lini të jem i qartë: NUK ka një plan sekret, NUK ka shkëmbim territoresh, NUK ka nxitim për arritjen e marrëveshjes pas dyerve të mbyllura. Ne e mbështesim dhe jemi mirënjohës për punën e tij [Grennell].” – shkruan Cakaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>