Caktohen krerët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare

Nga Exit News
Caktohen krerët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë përcaktuar të premten emrat e krerëve të Komisioneve të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas një raportimi nga BalkanWeb, deputetët e caktuar në krye të komisioneve janë:- Klotilda Bushka, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit për Verifikimin e Mandateve, u caktua në krye të Komisionit të Përhershëm të Ligjeve (PS):

– Nasip Naço, në krye të Komisionit të Sigurisë (PS)

– Mimi Kodheli, e cila duhet ta marr mandatin pas mbledhjes në orën 13.00 të KQZ-së, në krye të Komisionit të Jashtëm (PS)

– Eduard Shalsi, në krye të Komisionit të Ekonomisë (PS)

– Arben Pëllumbi, në krye të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)

– Jorida Tabaku në krye të Komisionit për Integrimin Europian (PD)

– Albana Vokshi, në krye të Komisionit për Shëndetësinë (PD)

– Agron Gjekmarkaj, në krye të Komisionit Edukimin dhe Median  (PD).

Të premten filloi punimet legjislatura e X të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dal prej zgjedhjeve të 25 prillit të këtij  viti.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme