
Ish-administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj duhet t’i japë 9 milion euro dëmshpërblim OSHEE-së. Ky është vendimi që Gjykata e Tiranës mori sot lidhur me denoncimin e OSHEE-së (ish CEZ), ndaj Zotit Ismailaj.
Kastriat Ismailaj duhet të pagujë dëmshpërblimin për dënim që i ka shkaktuar OSHEE-së nga skemat e mashtrimit me kontratat e mbledhjes së debive të abonentëve ndaj OSHEE, si dhe për dëmin që i është shkaktuar OSHEE-së nga procesi i arbitrazhit në Vjenë.
Që prej vitit 2015, kompania DIA kishte dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (ish CEZ).
DIA kishte kërkuar 135 milionë euro dëmshpërblim për ndërprejrje të padrejtë të kontratës që ajo kishte me OSHEE për mbledhjen e borxheve të pashlyera nga klientët. Kërkesa e DIA-s u rrëzua nga Gjykata e Arbitrazhit.