Çfarë dihet për dy rastet e para me koronavirus

Nga Exit News
Çfarë dihet për dy rastet e para me koronavirus

Djali 28-vjeçar, i identifikuari i parë me koronavirus në vend, ka mbërritur në Shqipëri në 26 shkurt.

Ai ka udhëtuar nga Firence me makinë dhe ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit.

Ai ka infektuar dhe babain e tij 54-vjeçar.

Burime për Exit News konfirmojnë se djali jeton në Firence dhe babai ka shkuar për vizitë. Më pas ata janë kthyer bashkë për në Shqipëri.

Deri tani institucionet nuk kanë sqaruar se në çfarë date djali ka telefonuar në numrin e urgjencës dhe në çfarë date i janë bërë analizat.

Po ashtu, nuk dihet ende se në cilin qytet ka jetuar djali dhe çfarë vendesh ka vizituar që prej 26 shkurtit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se menjëherë pas daljes së rezultateve për babë e bir, ekipet mjekësore kanë kryer identifikimin dhe izolimin e kontakteve të ngushta përgjatë natës. Po ashtu, atyre i janë marrë mostrat për tu analizuar dhe tani kontaktet e ngushta janë izoluar.

Dy të prekurit ndodhen aktualisht në Shërbimin Infektiv në QSUT.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>