Çfarë dimë deri tani për aksidentin e autobusit të Kosovës në Kroaci

Nga Exit News
Çfarë dimë deri tani për aksidentin e autobusit të Kosovës në Kroaci

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës, i linjës Frankfurt – Prishtinë ka dalë nga rruga në një autostradë.

Në autobus udhëtonin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, sipas ministrit kroat të Shëndetësisë, Vili Beros.

Ambasadori i Kosovës në Zagrab pasi mbërriti në vendngjarje ka deklaruar se personat që udhëtonin në autobus ishin kosovarë që punonin në Gjermani dhe po ktheheshin në vend për të kaluar pushimet, sipas jutarnji.hr.

Një shofer dhe nëntë pasagjerë kanë humbur jetën.

44 persona janë shtruar në spital, 42 në Slavonski Brod, dhe dy në Nova Gradiška.

15 nga të aksidentuarit kanë plagë të rënda dhe tre prej tyre janë në operacion.

Ministri kroat tha se është e mundur që persona të tjerë që po trajtohen të diagnostikohen me lëndime të rënda trupore.

15 pasagjerë ishin të mitur, nga të cilët një vajzë është plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve kroate, aksidenti është raportuar në orën 6:20 dhe ambulancat e para kanë mbërritur në 6:35.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>