Shqipëria u fut në listën e vendeve të sigurta nga Covid-19, për udhëtimet turistike këtë verë, pa detyrimin e karantinës. Vendimi u morr më 16 qershor nga BE. Por, nëse planifikoni të udhëtoni në vendet e BE-së ose jashtë saj, çfarë duhet të dini:
Franca pranon turistë të vaksinuar plotësisht me vaksint e njohura nga BE ose ata me test negativ të Covid-19, të cilët vijnë nga vendet me risk infektimi.
Në Greqi mund të hyjnë të gjithë të huajt me një test negativ, ose ata të vaksinuar plotësisht. në pikat hyrëse të Greqisë mund të kryhet test i shpejt koronavirusi.
Italia pavarësisht se ka hapur kufijtë për turistët e vaksinuar, sërish ka lënë në fuqi detyrimin e karantinës për 10 ditë.
Spanja ka hapur kufijtë për të huajt e vaksinuat, me test serologjik ose test negatov të Covid-19.
Danimarka dhe Norvegjia kanë hapur kufijtë për të gjithë qytetarët e vaksinuar, pa asnjë detyrim.
Ishulli i Qipros hapi kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar nga 65 vende përfshirë amrikanët dhe britanikët.
Sllovenia ka hapur kufijtë me detyrimin e paraqitjes së testit negativ të koronavirusit, 72 orë para mbërritjes.
Hollanda pret të gjithë turistat pa asnjë kërkesë nga vendet me risk të ulët të Covid-19.
Islanda ka hapur kifjtë për të gjtihë qytetarët evropian të vaksinuar.
Kroacia mirëpret turistët e vaksinuar plotësisht, si dhe ata me një test serologjik ose test negativ të koronavirusit.
Ndërsa, në Zvicër dhe në Irlandë mund të shkohet me një test negativ të Covid-19.
Ndërsa, shtetet kryesore turistike të SHBA-ve, New York-u, Florida dhe California kanë hapur kufijtë për personat e vaksinuar, ose ata me test negativ të Covid-19.
Duke nisur nga 15 qershori, vendet turistike të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë si Maroku, Algjeria, Emiratet e Bashkuara dhe Abu Dabi do të heqin detyrimin e karantinës për turistët e vaksinuar dhe për ata me një test negatit të Covid-19.