Në shumicën e vendeve europiane, qeveritë kanë marrë vendime për të lehtësuar masat e ndalimit, veçanërisht për bizneset.
Italia
Nga 4 maji, qytetarët do të lejohen të vizitojnë të afërmit, në grupe të vogla dhe nën masa të rrepta higjiene. Parqet, fabrikat dhe kantieret e ndërtimit do të hapen, bashkë me restorantet dhe baret që do të mund të ofrojnë vetëm shërbim delivery. Muzeumet, libraritë dhe më shumë dyqane të tjera do të happen nga 18 maji. Sallonet e bukurisë dhe qendrat e estetikës do të happen nga 1 qershori, kohë kur dhe lokalet e restorantet do të lejohen të hapen si normalisht.
Spanja
Nga 4 maji, restorantet do të lejohen të ofrojnë shërbim delivery, ndërsa parukeritë dhe të tjera biznese të ngjashme do të lejohet të punojnë me orare dhe prenotime të mirëprcaktuara. Nga 11 maji do të happen lokalet në tarraca me një të tretën e kapacitetit. Qytetëraët e shëndetshëm do të lejohen të takohen më njeri-tjetrin në grupe të vogla.
Gjermani
Kishat, muzeumet dhe këndet e lojërave do të hapen nga 4 maji. Masat për distancimin social do të qëndrojnë në fuqi deri më 10 maj.
Vendimet për hapjen e shkollave dhe kampionatit të futbollit do të merren më 6 maj.
Koncerte, aktivitete me shumë njerëz nuk do të lejohen deri më 31 gusht.
Austri
Nga 1 maji, dyqanet e mëdha dhe sallonet e bukurisë e estetikës janë hapur.
Nga 1 maji, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 10 persona.
Restorantet do të lejohen të hapen nën rregulla strikte nga 15 maji. Ndërsa hotelet dhe pishinat do të lejohet të hapen pas 29 majit.
Belgjika
Dyqanet e të gjitha llojeve do të lejohen të hapen nga 11 maji.
Shkollat do të nisin mësimin më 18 maj, duke zbatuar rregulla strikte dhe duke pasur numër të ulët nxënësish në klasë.
Republika Çeke
Nga 11 maji, do të happen qendrat tregtare, dyqanet e mëdha, restorantet me hapësira në natyrë ose jashtë, parukeritë dhe muzeumet. Po ashtu, aktivitetet sportive dhe kulturore me deri në 100 persona do të lejohen.
Nga 25 maji, do të lejohet të fillojnë punën të gjithë restorantet, lokalet dhe hotelet.
Francë
Dyqanet, infermieritë dhe shkollat fillore do të hapen më 11 maj, nën rregulla strikte higjiene dhe distancimi fizik.
Greqia
Më shumë dyqane do të lejohen të hapen nga 4 maji, përfshi libraritë, sallonet e bukurisë dhe shumica e kufizimeve ndaj qytetarëve do të hiqet. Shkollat do të fillojnë hapjen graduale nga 11 maji.
Danimarka
Në Danimarkë shkollat dhe çerdhet janë hapur dy javë më parë, dhe më 20 prill janë hapur parukeritë dhe bizneset e vogla.