Çfarë përmban marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë?

Çfarë përmban marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë?

Kosova dhe Serbia më 30 shtator u pajtuan për masën e reciprocitetit mbi targat e makinave. Marrëveshja u firmos me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel.

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak njoftoi se pas dy ditësh bisedime, Kosova dhe Serbia u pajtuan për çështjen e targave të automjeteve.

Marrëveshja, e zbardhur nga REL ka tri pika:

• Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

• Nga 4 tetori, do të nisë zbatimi i përkohëshëm i regjimit të letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

• Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Serbët e veritu të Kosovës kanë bllokuar rrugët në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak që prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës vendosin masën e reciprocitetit për targat nga Serbia.

Në afërsi të këtyre dy pikëkalimeve janë të vendosura njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës ka marrë vendosi që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>