Çfarë skeme po përdor qeveria Rama për rindërtimin e banesave?

Çfarë skeme po përdor qeveria Rama për rindërtimin e banesave?

Vincent Van Gerven Oei shpjegoi në “Me pak fjalë”, të martën në darkë në Euronews, skemën e përdorur nga qeveria për rindërtimin e banesave në vend.

Ai tha se kompanitë private po marrin tokën me shumë vlerë në këmbim të një aparatamenti:

“Imagjinoni një fond pensioni për të gjithë shqiptarët. Pra, shqiptarët fusin para në fondin e pensionit, dhe fondi rritet, dhe kjo është një pronë kolektive. Dhe kur dikush del në pension, merr para nga ky fond.

Le të supozojmë një grabitës bankash vjen dhe thotë: “Unë do ta vjedh të gjithë këtë fondin e pensionit, POR do t’u jap të gjithëve nga 1000 euro. A nuk është mirë kështu? A nuk është bukur që gjithkush të marrë 1000 euro? E shikoni, të gjithë fitojnë!”

Sigurisht, kjo nuk do ishte më mirë dhe askush nuk mund të thotë se grabitësi po bën një vepër të mirë ndaj atyre që kanë futur paratë në fondin e pensionit. Pikërisht kjo po ndodh me zonat e tansformimit.

Një kompani private vjen dhe thotë: “Sa tokë të bukur publike paskeni! Më lejoni t’jua marr dhe, në shkëmbim, unë do ju jap një apartament.”

Vlera e tokës është shumë më e lartë se ajo e apartamenteve, apo zyrave, apo cfarëdo tjetër që kompania i ka premtuar qeverisë dhe do t’ia kthejë.

Nëse nuk do ishte kështu, atëhere pse do ta fillonte një kompani private një projekt të tillë? Pra, problemi është se popullit të Shqipërisë, popullit të Tiranës, po u ofrohet një marrëveshje jo e favorshme.

Sepse toka është gjëja me vlerë, jo apartamenti që merr një familje. Kështu, gjëja me të cilën unë kam një problem është, le të themi, grabitësi – ndërtues me të cilin organizohet e gjithë kjo skemë.

Unë nuk e mohoj nevojën e qytetit për rinovim, por shteti i Shqipërisë, ose bashkia e Tiranës, mundet, lehtësisht, t’i drejtohet tregjeve financiare për të marrë hua me tarifa shumë të favorshme, sepse tarifat e interesit janë shumë të ulëta, dhe të përdorë këto para në mënyrë direkte për të rinovuar këto ndërtesa.

Për këtë nuk duhen partneritete publike-private. Për këtë nuk duhet të shpronësohen njerëz”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>