Çfarë thanë pas takimeve Nuland, Rama, Basha?

Çfarë thanë pas takimeve Nuland, Rama, Basha?

Pas takimeve mes tyre për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi, protagonistët bënë deklaratat e mëposhtme.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland:

“[N]ë mënyrë që të ndihmojnë palët që të mund të mbushin atë hapësirë boshe Ambasadori Lu dhe kolegia e tij e BE Romana Vlahutin kanë pasur mundësinë që të realizojnë një propozim të ri i cili është për diskutim. 

Një variant hibrid që ka marrë ide nga qeveria, nga opozita dhe është tërësisht në përputhje me propozimin e Komisionit të Venecias. Ky propozim ka mbështetjen time, por gjëja më e rëndësishme është se ka mbështetjen e gjerë nga Uashingtoni dhe lidershipi aty.

Kryeministri Edi Rama:

“Shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cenon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian.” (Sipas njoftimit të Kryeministrisë)

“E falenderova miken e Shqipërisë Victoria Nuland për angazhimin e fortë të SHBA për Reformën në Drejtësi. Dakordësi e plotë qëndrimesh.” (Postimi në Facebook i Kryeministrit Rama)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha:

“Kjo reformë mund dhe duhet të miratohet vetëm me konsensus politik. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë themel tjetër të shëndoshë për reformën në drejtësi, veç konsensusit politik mes palëve.” 

“E vetmja kërkesë që kemi është që të mbetemi brenda suazës së rekomandimit 88 për t’i dhënë Shqipërisë një reformë në drejtësi me konsensus politik.”

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>